Blerim Xhemaili mund të kthehet te klubi ku e nisi karrierën, FC Zuerichu.
34-vjeçari, me fanellën e Zuerichut ka fituar tre trofe, dy herë titullin e kampionit dhe një herë kupën e Zvicrës.
Xhemaili në fund të tetorit e ndërpreu kontratën me klubin kinez Shenzhen dhe ka vendosur të kthehet në Evropë.
Interesimin për një kthim të tij në Zvicër te FC Zuerichu e ka bërë të ditur edhe vetë kryetari i klubit Ancillo Canepa, pas fitores në derbin kundër FC Baselit të mërkurën, 1:0.
“Një lojtar si Blerim Xhemaili, i cili ka luajtur në të kaluarën me ne, sigurisht se është një çështje për t’u marrë parasysh”, ka thënë kryetari Canepa.
Megjithatë, ai ende nuk ka pasur kontakt me të.
Edhe
Xhemaili përgatitet për festë me Zuerichun dhe shtyn pensionimin të paktën edhe për një vit
“Sapo të kthehet, me siguri do të ulemi së bashku. Pastaj do ta diskutojmë dhe të shohim nëse kushtet janë të realizueshme, por patjetër do të bisedojmë me të”, përfundoi kryetari Canepa.
Xhemaili e ka fituar edhe Kupën e Italisë dy herë me Napolin, ndërsa ka edhe një titull kampioni në Turqi, një Kupë të Turqisë dhe Superkupën e Turqisë, që të gjitha me Galatasarayn.