Admir Mehmedi nuk do të kthehet te Zuerichu. Klubi zviceran të premten ka bërë të ditur se kanë vendosur të mos e transferojnë ish-futbollistin e Zvicrës.
“Në ditët dhe javët e fundit ka pasur spekulime në media rreth një kthimit të Admir Mehmedit në Zuerich. Për arsye të ndryshme, kemi vendosur të mos nënshkruajmë me Admir Mehmedin si lojtar. Kjo iu kumtua lojtarit në një bisedë konsensuale dhe personale”, shkruan në njoftimin e Zuerichut.
32-vjeçari është lojtar i Antalyasporit, skuadër me të cilën ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Për Zuerichun si senior ka luajtur nga viti 2008 deri në vitin 2012. Karrierë ka bërë edhe te Dynamo Kiev, Freiburgu, Bayer Leverkuseni dhe Wolfsburgu.