Pas një viti e gjysmë në futbollin e Turqisë, Admir Mehmedi ka shkëputur kontratën me ekipin e Antaliasporit me efekt të menjëhershëm, përcjell “20min.ch” të mërkurën.
Ai kishte kontratë me skuadrën elitare të Turqisë deri në verën e vitit të ardhshëm, por ka preferuar ndërprerjen e bashkëpunimin pasi dëshiron që të rikthehet në Zvicër. Mësohet se Mehmedi pritet ti bashkohet skuadrës së Zuerichut, me të cilën thuhet se parimisht ka arritur marrëveshje.
32-vjeçari iu bashkua Antalyasporit nëjanar të vitit të shkuar nga Wolfsburgu, ndërsa edicionin e fundit pati vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat.
Ai është zhvilluar si futbollist të Zuerichu, duke debutuar në vitin 2008 përpara se të largohet pas katër vjetësh, ku e fitoi një titull kampioni të Zvicrës. Pas largimit nga Zuerichu, Mehmedi ka bërë karrierë edhe te Dynamo Kievi, Freiburgu e Bayer Leverkuseni.