Admir Mehmedi shihet si zëvendësues i Blerim Xhemailit te skuadra e Zuerichut, ka shkruar të enjten “Blick”.
Xhemaili në fundjavë u pensionua nga futbolli. Mehmedi 32-vjeçar është pjesë e skuadrës turke, Antalyaspor.
Por, ai ka kërkuar largimin nga kjo skuadër pas përfundimit të edicionit aktual. Për ish-futbollistin e Zvicrës në garë është edhe skuadra tjetër zvicerane, Winterthur.
Por Mehmedi i jep përparësi Zuerichut, skuadër ku edhe u zhvillua si lojtar. Ai nga Zuerichu ishte larguar në vitin 2012. Luajti për Dynamo Kievin, Freiburgun, Bayer Leverkusenin, Wolfsburgun.
Te skuadra elitare e Turqisë luajti pak ndeshje në edicionin aktual. Ka luajtur 10 ndeshje gjithsej.