Zuerichu ka shënuar fitore ndaj Luzernit me golin që Antonio Marchesano e shënoi në minutën e 90-të. Kjo ndeshje e luajtur të dielën i takoi javës së 24-t të Superligës zvicerane të futbollit.
Mirlind Kryeziu dhe Lindrit Kamberi kompletuan ndeshjen në qendër të mbrojtjes, ndërsa Bledian Krasniqi po ashtu në mesfushë.
Te Luzerni ishte kapiteni Ardon Jashari që luajti deri në fund të takimit. Zuerichu zë vendin e tretë me 39 pikë, kurse Luzerni në vendin e gjashtë me 34 pikë.