Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zubimendi rinovon me Sociedadin deri në vitin 2027

Mesfushori defensiv, Martin Zubimendi, u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

23-vjeçari të premten ka rinovuar kontratën me skuadrën e Real Sociedadit, ka njoftuar ekipi nga La Liga.

Me rinovimin e kontratës, Zubimendi do të mbetet pjesë e Sociedadit deri në verën e vitit 2027.

“Jam shumë i lumtur për shkak se ky ekip është vendi i duhur për t’u zhvilluar edhe më shumë si lojtar”, ka thënë Zubimendi pas rinovimit të kontratës.

Ai është produkt i Akademisë së Sociedadit, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2020.

Edhe Zubimendi refuzon kalimin te Barça Sport Zubimendi refuzon kalimin te Barça

Këtë edicion, Zubimendi ka një gol e dy asistime në tetë paraqitje në kampionatin spanjoll.

Kohët e fundit, interesim për transferimin e tij pati shfaqur skuadra e Barcelonës.