Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka dhënë sinjale se në verë mund ta transferojnë mesfushorin e Real Sociedadit, Martin Zubimendi.
Mesfushori ka qenë një prej lojtarëve që është kërkuar me ngulmim nga Arsenali, por Xavi në konferencën e fundit për shtyp ka thënë se ai do të përshtatej shumë në stilin e lojës së Barcelonës. Madje, ka shtuar se do të ishte zëvendësues i përkryer për Sergio Busquetsin, që do të largohet nga skuadra.
“Duhet të transferojmë një mesfushor në verë. Është prioritet të kemi një lojtar pas largimit të Busquetsit. Mendoj se Zubimendi është një lojtar i jashtëzakonshëm në atë pozitë. Ai e kupton lojën shumë mirë, dominon me dhe pa top. Zubimendi është një lojtar që e pëlqejmë këtu në Barcelonë, i përshtatet stilit tonë”, ka thënë Xavi.
Spanjolli 24-vjeçar me Sociedadin ka luajtur në 40 ndeshje në të gjitha garat. Ka shënuar një gol dhe ka tri asistime.