Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zubimendi refuzon kalimin te Barça

Martin Zubimendi - Real Sociedad

Mesfushori Martin Zubimendi nuk do të largohet nga skuadra e Real Sociedadit këtë verë.

“AS” raporton të enjten se Zubimendi ka vendosur të mbetet pjesë e Sociedadit të paktën edhe për edicionin e ardhshëm. Thuhet se 24-vjeçari ka refuzuar ofertën e Barcelonës, ekip që po e vlerëson si pasardhës të denjë të Sergio Busquetsit. Zubimendi ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2027 dhe një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh. Krahas Barcelonës, ai është kërkuar me ngulm edhe nga Arsenali, skuadra që ishin në negociata me Sociedadin për transferimin e tij.

Zubimendi është produkt i akademisë së Sociedadit, ndërsa prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë. Në 39 paraqitje këtë edicion, mesfushori defensiv ka edhe 1 gol e 3 asistime.

Artikuj të ngjashëm