Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ziyech s’është më pjesë e planeve të Tuchelit

Hakim Ziyech nuk është pjesë e planeve të Chelseat për këtë edicion.

Sulmuesi i krahut nuk ka arritur ta bindë trajneri Thomas Tuchel me paraqitjet e tij dhe është i lirë të gjejë skuadër të re.

“Calciomercato” ka bërë të ditur se marokeni është i hapur për t’u larguar nga ekipi anglez.

29-vjeçari karrierën mund ta vazhdojë në Serie A. Milani është skuadra e interesuar për shërbimet e tij.

“Rossonerët” thuhet se kanë nisur negociatat me Chelsean dhe e kanë kërkuar lojtarin në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Ziyech ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm