Chelsea do ta shesë gjatë kësaj vere anësori Hakim Ziyech. Trajneri i londinezëve Thomas Tuchel nuk llogarit në shërbimet e sulmuesit për edicionin e ri.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se lojtari tashmë ka nisur bisedimet me Milanin dhe mund të transferohet në Serie A.
Chelsea thuhet se do ta lirojë marokenin në rast se paguhet shumë e kërkuar.
29-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2025.
Ziyech edicionin që lamë pas kishte 23 paraqitje në Premier League, duke shënuar katër gola.