Hakim Ziyech i Chelseat dëshiron t'i bashkohet kampionit të Italisë, Milani, sipas “Daily Mail”.
Sulmuesi i krahut dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge” për të pasur më shumë minuta në edicionin e ri.
Ziyech nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij te londinezët, duke u inkuadruar kryesisht si zëvendësues.
Kjo situatë nuk i ka pëlqyer lojtarit që është i gatshëm të transferohet në Serie A.
Milani ka nisur negociatat me Chelsean dhe po shpreson të arrijë marrëveshje për marokenin.