Mbrojtësi i krahut të majtë, ukrainasi Oleksandr Zinchenko nuk ka të ardhme te skuadra e Manchester Cityt.
Mësohet se Zinchenko tashmë ka kërkuar largimin nga City gjatë afatit kalimtar të janarit dhe interesim për shërbimet e tij, menjëherë ka treguar ekipi tjetër nga Premier League, Wolverhamptoni. 24-vjeçari, këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël të City dhe kjo është arsyeja që ka kërkuar transferimin diku tjetër.
Zinchenko ka vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat apo 272 minuta lojë në total. Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2016 kur iu bashkua nga ekipi i Rusisë, Ufa dhe me skuadrën angleze ka kontratë deri në vitin 2024. Kartoni i tij, vlerësohet rreth 20 milionë euro.