Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zielinski refuzon ofertën e skuadrës arabe

Mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski, e ka refuzuar ofertën e Al-Ahlit për të qëndruar edhe më tutje me kampionin e Italisë. Polaku ishte pranë kalimit te skuadra arabe, por “Sky Sport Italia” dhe “Calciomercato”, kanë shkruar të mërkurën se ai ka refuzuar ofertën për të mbetur në “Stadio Maradona”.

Zielinski ka edhe 10 muaj kontratë me Napolin dhe tani do të bisedojë me skuadrën për vazhdimin e kontratës. 29-vjeçari përfiton 4.5 milionë euro pagë vjetore, por në rast të nënshkrimit të kontratës së re, do të përfitojë më pak.

Zielinski zhvilloi 48 ndeshje në edicionin e kaluar në të gjitha garat. Shënoi shtatë gola dhe pati 11 asistime.

Artikuj të ngjashëm