Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi siguron Zielinskin

Mesfushori Piotr Zielinski do të jetë pjesë e skuadrës së Interit për edicionit të ardhshëm. “Corriere dello Sport” ka raportuar të mërkurën se Interi tashmë ka siguruar shërbimet e polakut.

Zielinski tek Interi do të transferohet në fund të këtij edicioni si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me skuadrën e Napolit. Ai me Interin do të firmosë kontratë trevjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.

Për ta vazhduar karrieren te skuadra e Interit, Zielinski ka refuzuar ofertën e Napolit për rinovimin e kontratës, si dhe ofertat e Juventusit, Leipzigut e West Ham Unitedit.

29-vjeçari prej vitit 2016 është pjesë e Napolit, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit të Italisë edicionin e shkuar. Këtë edicion, Zielinski ka tri gola e po aq asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat.