Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli konfirmon shitjen e Zielinskit

Mesfushori Piotr Zielniski do të largohet nga skuadra e Napolit muajin e ardhshëm. Te Napoli kanë bërë të ditur se tashmë e kanë shitur Zielinskin, i cili në afatin kalimtar të janarit do të transferohet diku tjetër.

Edhe pse nuk është bërë i ditur emri i ekipit të ri të Zielinskit, mediumet italiane kanë raportuar të premten se 29-vjeçari sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Juventusit apo Interit.

Te Napoli kanë marrë vendim për shitjen e Zielinskit, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni. Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2016, ndërsa këtë edicion ka tre gola e po aq asistime në të gjitha garat për kampionin e Italisë.

Artikuj të ngjashëm