Mesfushori Piotr Zielinski ka paralajmëruar rinovimin e kontratës me skuadrën e Napolit, kanë raportuar mediumet italiane të martën.
Në një intervistë, Zielisnki ka thënë se marrëveshja është afër finalizimit dhe se agjenti i tij po merret me këtë çështje.
Polakut i skadon kontrata me Napolin deri në vitin 2024, ndërsa ka shtuar se ndihet shumë i lumtur si pjesë e kampionit të Italisë. 29-vjeçari edhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Napoli, ku ka shënuar 3 gola dhe ka bërë po aq asistime në të gjitha garat.
Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2016, ndërsa në Itali karrierë ka bërë edhe tek Udinese e Empoli.
Artikuj të ngjashëm