Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zielinski me kontratë të re

Mesfushori Piotr Zielinski nuk do të largohet nga Napoli, pasi së shpejti do të firmosë kontratë të re me kampionin e Italisë. “Football-Italia” ka njoftuar të martën se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare gjatë ditëve në vijim.

Me kontratën e re, 29-vjeçari do të jetë pjesë e Napolit deri në vitin 2026, ndërsa kontrata aktuale i skadon vitin e ardhshëm.

Vetëm për ta firmosur kontratën e re, Zielinski ka pranuar edhe uljen e pagës prej 4.5 në 2.5 milionë eurosh në vit, pasi dëshiron që ta mbyllë karrierën te Napoli.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2016, ndërsa edicionin e shkuar e ndihmoi klubin ta fitojë titullin e kampionit pas më shumë se një dekade.

Artikuj të ngjashëm