Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zielinski do të mbetet gjatë te Napoli

Mesfushori Piotr Zielinski do të mbetet pjesë e Napolit edhe për një periudhë të gjatë.

“Calciomercato” ka njoftuar të premten se Zielinski ka nisur negociatat me drejtuesit e Napolit për kontratën e re.

Me kontratën e re, polaku do të jetë pjesë e Napolit deri në vitin 2026 dhe do të ketë një pagë vjetore prej pesë milionë eurosh.

28-vjeçarit kontrata aktuale i skadon në vitin 2024, por paraqitjet e tij të mira kanë bërë që krerët e klubit t’ia ofrojnë kontratën e re.

Në 18 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, Zielinski ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Udinese.

Artikuj të ngjashëm