Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi me ofertë për Zielinskin

Mesfushori Piotr Zielinski pritet të jetë largimi i madh nga skuadra e Napolit me të përfunduar sezoni aktual.

Polaku ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin tjetër dhe te Napoli tashmë kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Mësohet se Napoli po kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij dhe Juventusi tashmë ka bërë ofertë zyrtare për 28-vjeçarin.

Zielinski është i gatshëm t’i bashkohet Juventusit, ndonëse po kërkohet edhe nga skuadra e Liverpoolit.

Ai te Juventusi po shihet si përforcim i duhur për mesfushën bazuar në përvojën që ka në futbollin italian.

Para se t’i bashkohej Napolit në vitin 2016, ai ka luajtur edhe tek Empoli e Udinese.

Këtë sezon, ai ka fituar titullin e kampionit me Napolin, ndërsa ka kontribuar me 7 gola e 10 asistime në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm