Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli insiston për Zielinskin

Skuadra e Liverpoolit po insiston për mesfushorin e Napolit, polakun Piotr Zielinski, ka njoftuar të hënën “Daily Mail”.

Mësohet se trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp po e sheh Zielinskin si opsion më të mirë dhe më të lirë për ekipin e tij.

Për transferimin e 28-vjeçarit, Liverpooli është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro.

Zielinski ka kontratë me Napolin deri në vitin e ardhshëm, por ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me ekipin italian.

Ai këtë edicion ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 10 asistime në të gjitha garat për Napolin, ekip që tashmë ka fituar titullin e kampionit të Italisë. Zielinski është pjesë e Napolit prej vitit 2016, ndërsa karrierë në Itali ka bërë edhe tek Udinese e Empoli.