Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me ofertë për Zielinskin

Skuadra e Liverpoolit ka përgatitur ofertën për mesfushorin e Napolit, polakun Piotr Zielinski ka shkruar “Daily Mirror” të enjten. Bëhet e ditur se Liverpooli do të ofrojë 60 milionë euro për Zielinskin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp.

Te Liverpooli po duan ta transferojnë Zielinskin në fund të këtij sezoni, pasi polaku ende nuk ka arritur marrëveshje me Napolin për rinovimin e kontratës.

Ai ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024 dhe pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh, ndërsa edhe këtë edicion ka vazhduar me paraqitje të mira. 28-vjeçari ka 6 gola e 8 asistime në të gjitha garat për ekipin italian.

Artikuj të ngjashëm