Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për Zielinskin

Manchester Unitedi po insiston në transferimin e mesfushorit Piotr Zielinski gjatë kësaj vere, përcjell “Gazzetta dello Sport” të enjten.

Zielinski po shihet tek Unitedi si përforcim i duhur për edicionin e ri dhe ekipi anglez tashmë është në negociata me Napolin për lirimin e tij.

Për t’i siguruar shërbimet e polakut, Unitedi ka ofruar 40 milionë euro dhe po shpreson ta bindë Napolin për ta shitur 29-vjeçarin.

Zielinski ka refuzuar rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon vitin e ardhshëm dhe është gati të largohet nga Italia për ta vazhduar karrierën në Premier League.

Ai edicionin e fundit u shpall kampion i Italisë me Napolin, ekip për të cilin shënoi 7 gola dhe asistoi 11 herë në të gjitha garat.

Zielinski është pjesë e Napolit prej vitit 2016, ndërsa karrierë në Itali ka bërë edhe tek Udinese e Empoli.

Artikuj të ngjashëm