Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Zielinski mund të përfundojë në Arabinë Saudite

Piotr Zielinski ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar negociatat me Napolin për kontratën e re, por ka theksuar se ka interesim për të nga skuadra të Arabisë Saudite.

Për mesfushorin 29-vjeçar që ka luajtur rol të rëndësishëm në triumfin e Napolit në Serie A në edicionin e kaluar, interesim ka shprehur veçanërisht Al-Ahli.

Mediat italiane kanë shkruar të premten se për të skuadra arabe ka ofruar pagë vjetore prej 15 milionë eurove.

Në edicionin aktual, Zielinski ka realizuar tre gola dhe ka kontribuuar me tri asistime në 16 paraqitje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.