Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Ahli bën ofertë për Zielinskin

Al-Ahli ka bërë ofertë për mesfushorin e Napolit, Piotr Zielinski, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me kampionin e Italisë.

29-vjeçari ka qenë në bisedime për vazhdimin e kontratës dhe ka qenë në gjendje të pranojë ulje të pagës vetëm për të qëndruar në Itali. Por marrëveshja nuk është arritur.

Njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano, ka shkruar se Al-Ahli ka bërë ofertë zyrtare për polakun dhe se bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar.

Zielinski në edicionin e kaluar realizoi shtatë gola ndërsa pati edhe 11 asistime.

Artikuj të ngjashëm