Zinedine Zidane është favorit për ta zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaerin në postin e trajnerit te Manchester Unitedi, ka raportuar “Sky Sports” të hënën.
Krerët e Unitedit pritet së shpejti t’i bëjnë ofertë zyrtare Zidanet, pasi nuk janë të kënaqur me rezultatet e Solskjaerit këtë sezon. Madje, për ta bindur Zidanen të pranojë ofertën e klubit anglez, po ndihmojnë edhe Cristiano Ronaldo e Raphael Varane.
Të dy futbollistët kanë punuar me Zidanen te Real Madridi dhe duan që francezin ta kenë trajner edhe në “Old Trafford”.
Zidane aktualisht është i lirë pasi në fund të sezonit të shkuar u largua nga Real Madridi.