Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane mund të bëhet trajner në Premier League

Zinedine Zidane është emri i radhës që mund ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin te skuadra e Manchester Unitedit. Kështu kanë bërë të ditur mediat franceze të martën.

Klubi anglez thuhet se mund ta kontaktojë trajnerin që është i papunë që prej largimit të tij nga Real Madridi. Solskjaer thuhet se mund të shkarkohet pas rezultateve të dobëta në këtë sezon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Manchester Unitedi pas tetë ndeshjeve ka 14 pikë dhe është në pozitën e gjashtë.