Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri pritet t'i bashkohet Baselit

Andi Zeqiri

Sulmuesi kosovar Andi Zeqiri pritet të huazohet te klubi i madh zviceran Basel, raporton gazeta “Blick”.

Reprezentuesi i Zvicrës do të huazohet nga klubi i Premier Leagues, Brighton.

Zeqiri 23-vjeçar stinorin e kaluar ishte huazuar te Augsburgu në Bundesligën e Gjermanisë.

Ai nuk ka arritur të stabilizohet në Premier Leaguen e Anglisë që nga transferimi në vitin 2020.