Pas një edicioni të kaluar si i huazuar te skuadra e Baselit zviceran, Andi Zeqiri do të kthehet te skuadra e Brightonit në Premier League.
Brightoni e ka kartonin e kosovarit. Baseli ka njoftuar të enjten se nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së sulmuesit që përfaqëson Zvicrën.
Sipas raportimeve, nëse 23-vjeçari Zeqiri do t’i plotësonte minutat që ishin të parashikuar në kontratë, atëherë blerja e tij do të ishte e obliguar. Zeqiri ka luajtur në 50 ndeshje në edicionin që përfundoi për Baselin. Shënoi 18 gola dhe kontribuoi me dy asistime.