Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille, Montpellier, Werder Bremen dhe Lazio interesohen për Zeqirin

Lille, Montpellier, Werder Bremen dhe Lazio janë skuadrat e interesuara për sulmuesin kosovar të Zvicrës, Andi Zeqiri.

24-vjeçari nuk është në planet e Brightonit, që garon në Premier League të Anglisë. Ai së fundi ishte pjesë e Baselit. Te Baseli u huazua nga ekipi anglez, ndërsa shënoi 11 gola. Brightoni tre vjet më parë bleu kartonin e Zeqirit nga Lausanne për 4 milionë euro në vitin 2020. Për një edicion ishte i huazuar edhe tek Augsburgu në Gjermani. Zeqiri për Zvicrën ka luajtur tetë ndeshje.