Sulmuesi Andi Zeqiri mund ta vazhdojë karrierën në Bundesligë. Werder Bremeni është shumë i interesuar për sulmuesin kosovar, kanë shkruar të premten media gjermane.
Përfaqësuesit e Zeqirit kanë thënë se ka skuadra të interesuara edhe nga Italia e Franca. Zeqiri ka edhe një vit kontratë me skuadrën angleze, Brighton.
Ai së fundi ishte i huazuar te Baseli në Zvicër, ku shfaqur formë të lartë. Më herët si huazim luajti edhe tek Augsburgu në Gjermani.
Zeqiri 24-vjeçar, ka shtatë paraqitje për Zvicrën.
Werder Bremeni në edicionin e kaluar përfundoi i 13-ti në Bundesligë.