Brightoni mund të mos e shesë kartonin e sulmuesit kosovar, Andi Zeqiri.
Zeqiri është huazuar te skuadra elitare e Zvicrës, Baseli, deri në fund të edicionit aktual. Por, pas paraqitjeve të mira me Baselin, Brightoni mund ta mbajë edhe më gjatë pjesë të tij, kanë raportuar të dielën mediumet në Britani. Sulmuesi 23-vjeçar me skuadrën e Premier Leagues ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Ai te Baseli u transferua në verën e vitit të kaluar.
Nga Brightoni, Zeqiri u huazua më herët edhe tek Augsburgu. Zeiqiri ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 36 ndeshjet e deritashme. Ai pësoi lëndim pak ditë para se t’i bashkohej Zvicrës për ndeshjet e këtij muaji.
Artikuj të ngjashëm