Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri do të largohet nga Brightoni këtë verë

Andi Zeqiri do të largohet me shumë gjasë nga skuadra e Brightonit në këtë verë, ka konfirmuar menaxheri i futbollistit për gazetën zvicerane “Blick” të enjten.

Zeqiri është kthyer te Brightoni pasi e kaloi një edicion si i huazuar te Baseli.

Ai ishte transferuar te Brightoni në tetor të vitit 2020 nga skuadra Lausanne-Sport.

Sulmuesi 24-vjeçar ka zhvilluar 13 paraqitje për Brightonin që kur u transferua para tre vjetësh. Ishte huazuar tek Augsburgu, dhe më pas te Baseli.

Menaxheri i Zeqirit, Ismael Piller, ka theksuar se klubi “nuk llogarit shumë në të”.

“Ishte dëshira jonë që ai të përgatitet te Brightoni. Trajneri De Zerbi nuk ishte përgjegjës për dy huazimet e fundit dhe Andi dëshironte që t’i tregonte aftësitë e tij. Andi ka mentalitet të fortë. Nuk është problemi për të gjetur klub, por zgjedhja është e rëndësishme edhe për klubin aktual. Ka interesime konkrete nga Anglia, nga kategoria e dytë angleze, e po ashtu edhe nga Franca, Gjermania, Italia dhe disa klube nga Turqia. Do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm