Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri dëshiron të mbetet pjesë e Baselit

Sulmuesi kosovar, Andi Zeqiri preferon të mbetet pjesë e Baselit edhe në edicionin e ardhshëm. Ai nuk pëlqen të kthehet te Brightoni. Sulmuesi 23-vjeçar me klubin anglez Brightonin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Por, insiston se është i lumtur në Basel.

“Nuk kam folur ende me pasardhësin e Graham Potterit, Roberto de Zerbin. Unë jam këtu dhe më pëlqen shumë, kështu që them baseli kur më pyesni se ku do të ishte më mirë për mua vitin e ardhshëm”, ka thënë Zeqiri për “bzbasel.ch”.

Zeqiri u huazua te Baseli në gusht të vitit të kaluar nga Brightoni.

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 18 ndeshje në Superligën zvicerane.