Sulmuesi kosovar i Lausannes, Andi Zeqiri, raportohet se po kërkohet nga Baseli dhe disa klube në Francë e Gjermani.
Sipas “Blick”, drejtori sportiv i Baselit Ruedi Zbinden është takuar në dhjetor me lojtarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti i ri ka marrë vëmendjen duke u përfshirë në 21 gola në 21 paraqitje këtë sezon për klubin. Ka shkëlqyer edhe me Zvicrën U21 në kualifikimet për Evropian.
Sipas raportimeve, klubet nga Gjermania e Franca kanë shprehur interesim të madh për lojtarin duke përfshirë kontratë milionëshe. Kandidati kryesor mbetet Baseli.
Në raportim theksohet se lojtari mund të preferojë qëndrimin në Zvicër para largimit nga vendi.
Zeqiri ka kontratë me Lausannen deri në qershor të vitit 2021.