Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Udinese dhe Verona në garë për Zeqirin

Sulmuesi kosovar i Shpresave të Zvicrës, Andi Zeqiri, mund të largohet nga ekipi Lausanne.

Interesim për të kanë shprehur së fundi dy skuadrat e Italisë, Udinese dhe Hellas Verona, ka raportuar të enjten “tuttomercatoweb”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zeqiri me skuadrën elitare të Zvicrës ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, derisa interesim ka shprehur edhe ekipi francez, Marseille.

Ai është pjesë e Shpresave të Zvicrës, kurse edhe Kosova synon ta ketë për të ardhmen.