Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nice insiston për Zeqirin

Sulmuesi kosovar Andi Zeqiri mund të luaj në Francë edicionin e ri.

Interesim për futbollistin e Lausannes ka shprehur Nice, kanë raportuar të enjten mediumet franceze.

Zeqiri 21-vjeçar me skuadrën zvicerane ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai edicionin që përfundoi javë më parë ka treguar paraqitje të mira në Kategorinë e Dytë të Zvicrës. Në 37 ndeshjet e të gjitha garave ka shënuar 22 gola dhe ka kontribuar me 10 asistime.

Më herët është raportuar se Zeqiri ka vendosur ta lë Zvicrën për ta përfaqësuar Kosovën. Për Shpresat e Zvicrës nga viti 2018 ka shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitje.