Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeqiri drejt kampionatit francez

Sulmuesi Andi Zeqiri mund të vazhdojë karrierën në Ligue 1 të Francës. Media të ndryshme kanë raportuar të enjten se Zeqirin po e kërkon Lensi, që është promovuar në elitën franceze.

Zeqiri 20-vjeçar, është pjesë e Lausannes në kategorinë e dytë zvicerane. Këtë edicion ka shënuar 12 gola në 22 ndeshje. Ka edhe tri asistime. Zeqiri është pjesë e U-21 të Zvicrës.