Sport

Zeqiri barazon, Çikalleshi humb në Turqi

Futbollisti i Kosovës, Altin Zeqiri ka luajtur deri në minutën e 59-të për Rizesporin që siguroi një pikë në udhëtim ndaj Ankaraguçut të hënën. Rizespor e realizoi golin e barazimit në minutën e 97-të.

Ndeshja e javës së 15-të e Superligës turke përfundoi baras, 1:1. Zeqiri u ndëshkua me karton të verdhë.

Ndërkohë, Sokol Çikalleshi me Konyasporin pësoi disfatë nga Sivasspori me rezultatin 1:0. Çikalleshi u zëvendësua në minutën e 83-të. Edhe Çikalleshi u ndëshkua me karton të verdhë. Rizespori zë vendi ne tetë me 22 pikë, kurse Konyaspori në vendin e 16-të me 14 pikë.