Qazim Laçi ka regjistruar asistimin e tretë këtë edicion në Superligën e Turqisë në futboll.
Laçi bëri një asistim për Rizesporin që të shtunën barazoi 1:1 me Konyasporin në udhëtim. Kjo ndeshje i takoi javës së 15-të.
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Laçi, asistimin e bëri te goli i epërsisë të cilin e realizoi Samet Akaydin në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
29-vjeçari Laçi krahas tri asistimeve ka edhe një gol të shënuar.
Ai e kompletoi ndeshjen te Rizespori, kurse bashkëlojtari i tij, Altin Zeqiri, në lojë u inkuadrua në minutën e 73-të.
Te Konyaspori deri në minutën e 69-të u paraqit Enis Bardhi.
Konyaspori ka 16 pikë, kurse Rizespori ka një pikë më pak. Të dyja skuadrat renditen në mesin e tabelës.