Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli vazhdon kontratën me Elfsborgun

Besfort Zeneli ka vazhduar kontratën me Elfsborugn. Zeneli 20-vjeçar kishte kontratë deri në fund të vitit me klubin elitar të Suedisë, por ka vendosur ta vazhdoj deri në vitin 2025. Ai është i lumtur me vazhdimin e kontratës. “Elfsborgu do të thotë gjithçka për mua. Ndihem mirë që më në fund firmosa kontratë të re. Është dëshmi që klubi beson tek unë”, ka thënë Zeneli për faqen e klubit suedez të dielën. Besfort Zeneli është vëllai i vogël i Arbër Zenelit, që luan për Reimsin në Francë. Ai ka gati 15 vjet që është pjesë e klubit suedez. “Klubi më ka ndihmuar mua dhe vëllait tim Arbërit. Dhe, unë dua t’ia shpërblej klubit të mirat. Më pëlqen Elfsborgu”, ka theksuar mesfushori që ka luajtur tri ndeshje për ekipin e parë.

Edicioni i ri në Allsvenskan të Suedisë është rreth një muaj larg dhe Besforti me padurim pret të paraqitet për ekipin e Elfsboirug. “Unë shoh një sezon të mirë përpara meje, ne jemi shumë lojtarë të uritur dhe kemi një kombinim të mirë me lojtar të rinj dhe të moshuar. Personalisht, shpresoj të luaj sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kem një mundësi të tregohem për klubin dhe qytetin. Kontrata është fuqi dhe tani dua vetëm të luaj”, ka thënë Zeneli.

Edhe në klubin suedez vlerësojnë potencialin që ka Besfort Zeneli. Kanë besim se do të ketë sukses.

Artikuj të ngjashëm