Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli kthehet pas afër tetë muajsh

Arbër Zeneli do të kthehet në fushën e lojës pas afër tetë muajsh.

Zeneli u operua në gju për shkak të një lëndimi që e pati, e që e la atë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, ai do të jetë i gatshëm që nga kjo fundjavë kur do të luajë me skuadrën e dytë të Reimsit.

Të shtunën në orën 18:00, Zeneli 26-vjeçar, do të ketë minutat e para pas lëndimit të gjatë, në ndeshjen që Reims II e luan kundër FCSR Haguenau.

Reims II pozicionohet në vendin e katërt me 30 pikë pas 18 ndeshjeve.

Lajmi për rikthimin e tij në fushë u konfirmua të premten në konferencën për shtyp nga trajneri i skuadrës, Oscar Garcia.

“Mungesat e javës së kaluar nuk do të kthehen. Arbër Zeneli do të luajë me ekipin e dytë”, ka thënë trajneri Garcia.

Zeneli u lëndua në ndeshjen kundër Paris FC në miqësore. Ndërkohë, në miqësoren e parë përgatitore, ai kishte shënuar gol për skuadrën e tij në fitoren 4:1 kundër Auxerret.

Sulmuesi i krahut pritet të jetë i gatshëm plotësisht edhe për ndeshjet miqësore të Kosovës në muajin mars. Me Kosovën, Zeneli i ka 27 ndeshje të zhvilluara gjithsej, derisa ka kontribuuar me nëntë gola të shënuar.

Kosova më 24 mars luan kundër Burkina Fasos në Prishtinë, derisa më 29 mars luan kundër Zvicrës në stadiumin “Letzigrund” në Zuerich.