Sport

Zaniolo do ta rinovojë kontratën me Romën

Sulmuesi i krahut, Nicolo Zaniolo pritet së shpejti ta rinovojë kontratën me Romën.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Zaniolo tashmë është në negociata me krerët e klubit për ta vazhduar kontratën deri në vitin 2025. Kontrata aktuale e 22-vjeçarit skadon në vitin 2024.

Me rinovimin e kontratës, që pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji, Zaniolo do të ketë një pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

Te Roma e shohin Zaniolon si lojtar të rëndësishëm dhe duan ta mbajnë sa më gjatë në ekip. Ai iu bashkua Romës para tri vjetëve nga Interi dhe këtë sezon ka shënuar një gol në pesë ndeshje.