Nuk ka progres në bisedimet në mes Romës dhe Nikolo Zaniolos për vazhdimin e kontratës, ka raportuar “Calciomercato” të enjten. Zaniolo dëshiron që paga e tij e re të përputhet me lojtarët më të paguar te Roma, rreth 5 milionë euro neto në sezon.
Por është Roma që nuk është e gatshme t’ia ofrojë rritjen e pagës në kontratën e re. Siç raportohet në mediumet italiane, Zaniolos i është premtuar një rritje e lehtë e pagës, por jo aq sa edhe kërkon futbollisti.
Interesim për sulmuesin e krahut kanë shprehur Milani dhe Juventusi. 22-vjeçari me Romën ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 33 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm