Sulmuesi i krahut, Nicolo Zaniolo pritet ta rinovojë kontratën me Romën për t’u bërë njëri prej futbollistëve më të paguar në ekip.
Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Zaniolo është në negociata me drejtuesit e Romës dhe marrëveshja mes palëve pritet të arrihet brenda këtij muaji.
Zaniolo ka kontratë me Romën deri në vitin 2024 dhe një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh kurse këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.
Me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026 dhe do të ketë pagë vjetore prej katër milionë eurosh.
Në fakt, do të bëhet futbollisti i tretë më i paguar te Roma pas Lorenzo Pellegrinit që merr pesë milionë euro në vit dhe Tammy Abrahamit që ka pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.