Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zahas nuk i plotësohet dëshira, mbetet te Crystali

Anësori i Crystal Palacet, Wilfried Zaha, do të qëndrojë edhe këtë sezon te ky klub.

Sipas “SkySports”, Crystali i ka bërë të ditur lojtarit se ka marrë fund çdo transferim i mundshëm në orën e fundit të afatit kalimtar.

Zaha kishte kërkuar nga klubi që ta shiste, por Crystali refuzoi disa oferta deri në 70 milionë euro, duke kërkuar edhe më shumë për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.