Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ylli prezanton amerikanin Graf

Fundori amerikan Dajaun Graf është përforcimi më i ri i skuadrës së Golden Eagle Yllit.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ylli të premten ka bërë prezantimin e Grafit (185 cm).

Së fundmi, Graf ka qenë pjesë e ekipit nga Ukraina, Kharkivski Sokoly, në të cilin ka luajtur me një mesatare prej 9.6 pikëve, 5.8 asistimeve dhe 3.5 kërcimeve për ndeshje.

“Dajuan Graf. Përforcimi i radhës në pozitën e organizatorit”, ka shkruar Ylli në Facebook.