Fundori amerikan Dajaun Graf është përforcimi më i ri i Bashkimit. Klubi nga Prizreni e ka zyrtarizuar Grafin të martën, me të cilin ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit.
Graf sezonin e shkuar ishte pjesë e Golden Eagle Ylli dhe njëri prej më të merituarve që ekipi nga Suhareka e mbrojti titullin e kampionit.
Ai do t'i bashkohet Bashkimit ditëve në vijim dhe do të debutojë në vikend kundër Pejës.