Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi prezanton Umpipgun

Fundori Isiah Umipig është rikthyer në basketbollin e Kosovës, por këtë herë te skuadra e Bashkimit. Ekipi nga Prizreni, të premten e ka prezantuar amerikanin Umipig, me të cilin ka firmosur kontratë për këtë edicion.

Umipig, vlerësohet si përforcim i rëndësishëm te Bashkimi dhe pritet të debutojë të shtunën, në ndeshjen kundër Proton Cable Prizrenit.

Umipig e njeh mirë Superligën e Kosovës, pasi edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës së Pejës. Ai te Peja luajti disa muaj, përpara se të largohet për t’iu bashkuar Rabotniqkit nga Maqedonia e Veriut.

Te Peja, Umipig ka luajtur me një mesatare prej 12 pikëve për ndeshje dhe 4 asisitimeve, ndërsa te Bashkimi do të jetë do të jetë i huaji i katërt.

Para tij, ekipit i janë bashkuar edhe Buzz Anthony, Erik Copes e Grant Lozoya. Pas tri ndeshjeve të luajtura në Superligë, Bashkimi ka regjistruar dy fitore dhe një humbje.