Bashkimi ka mbetur pa lojtarin e rëndësishëm, Isiah Umipig, në prag të ndeshjes së dytë çerekfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Klubi prizrenas ka njoftuar se fundori amerikan ka pësuar lëndim në tendinën e Akilit dhe kështu për të ka përfunduar edicion. Umipig duhet të operohet menjëherë.
Bashkimi në çerekfinalen e parë u mposht nga Golden Eagle Ylli.
Ndeshja e dytë është të enjten në Prizren.