Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Bashkimi “reagon” pas humbjes së finales, ndahet me dy amerikanë

bashkimi

Bashkimi i Prizrenit ka reaguar me të tjera ndryshime në përbërje, pasi u mposht bindshëm nga Trepça në finale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Finalja u zhvillua të mërkurën mbrëma në Rahovec, ndërsa Trepça fitoi me shifrat 91:72.

Bashkimi që ka investuar shumë këtë edicion, të premten ka njoftuar se është ndarë me Isaiah Cousins dhe Josh Nzeakorin. Madje Nzeakro largohet pas pak ndeshje me skuadrën e portokalltë.

Bashkimi është i dyti në Superligë, kurse Trepça tashmë llogaritet favorite e madhe edhe në garën për titull.